Ne fillim të viteve të mia të aktivizmit, paksa nga naiviteti i moshës dhe pak nga vrulli me të cilin i qasesha jetës, më ndodhi të shokohem se si unë dhe disa miq të mi të afërt, me të cilët kishim ndarë shumë eksperienca të përbashkëta aktivizmi, nuk kishim lexime të njëjta ndaj një situate delikate me të cilën po përballej bota asokohe. Ishte ky rast që më mësoi se kauzat e përbashkëta ndahen me pak njerëz dhe se afërsia nuk dikton domosdoshmërisht përputhshmëri në vlera apo parime. Ky mësim më bëri të vlerësoj miqtë brenda kuadrit të miqësisë e të jem përherë në kërkim të bashkëpunëtorëve në kauzat e jetës.
Apo jo? është një publikim digjital i cili synon të bëjë bashkë qëndrime, opinione dhe shqetësime të përbashkëta.