nga Dr. Salman Abu Sitta, intervistë në podkastin “Pa fletë”.
Çurçilli erdhi në Palestinë në vitin 1921 për të siguruar palestinezët se të drejtat e tyre mbroheshin dhe se nuk do t’u vinte asnjë dëm nga forcat e jashtme. E gjithë kjo ishte një gënjeshtër. Në mars të vitit 1921, Çurçilli takoi udhëheqësit e Palestinës në atë kohë, përfshirë babanë tim. Babai im ishte një nga ata që takoi Çurçillin dhe teksa po qëndronte me të i tha: “Ju po vini të na ktheni në një shtet të pavarur prandaj nuk duam që ju të sillni emigrantë hebrenj për të na dëbuar nga shtëpitë tona.” Ai i tha: “Jo, nuk e kemi fare për qëllim diçka të tillë, dhe të kërkojmë”- kështu tregon babai, “të kërkojmë të mos na luftoni dhe të rrini të qetë.” E pyeta babain, a i kërkove siguri dhe paqe? Ai tha: “Jo, siguria dhe paqja e vendit janë në duart tona. Ai na kërkoi që të mos bënim revolucion kundër tij.”
– Dr. Salman Abu Sitta
Hyrje
Mirëmbrëma, dhe mirë se vini në podcast. Javën e kaluar, ne nuk publikuam një episod të podcast-it në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës dhe si protestë ndaj krimeve që po kryhen kundër tyre çdo ditë. Megjithatë, përgjegjësia jonë nuk mbaron me kaq. Si platformë, ne kemi për detyrë të kontribuojmë në çështjen palestineze. Sot synuam të shikojmë çështjen nga rrënjët e saj. Në media këto ditë ka shumë personalitete, Zoti i bekoftë, që po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në këtë front. Ata po analizojnë, minutë pas minuti dhe çdo ditë ngjarjet dhe krimet e kryera kundër popullit të Palestinës. Megjithatë, sot, ne u përpoqëm në podcastin tonë të kuptojmë rrënjët e kësaj çështjeje dhe mënyrën se si u formua.
Kush janë sionistët? Çfarë është lëvizja sioniste? Cilat janë qëllimet e saj? Cili ishte roli i britanikëve në atë kohë? Cilat ishin rolet e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore? Si ishte aleanca me Amerikën para vitit 1948? Çfarë ndodhi në vitin 1948? A u pushtuan dhe u zhvendosën rastësisht palestinezët, apo ishte planifikuar dhe projektuar në një mënyrë shumë strategjike?
Të gjitha këtyre pyetjeve iu përgjigjëm sot me mysafirin tonë të mrekullueshëm, Dr. Salman Abu Sitta. Dr. Salman Abu Sitta është i specializuar në historinë e çështjes palestineze dhe ka shkruar shumë libra, një nga më të rëndësishmit prej të cilëve është ‘Atlasi i Palestinës’, i cili vë Palestinën në kontekstin historik dhe vë në hartë vendin para vitit 1948, dhe pas Nakbës, pra pas vitit 1948. Ai iu përgjigjet shumë pyetjeve dhe sqaron shumë këndvështrime, në mënyrë që të kuptojmë më mirë çështjen palestineze nisur nga origjina e tij, duke shpresuar që ta trajtojmë atë në një mënyrë më të mirë. Kështu, shpresoj t’ju pëlqejë episodi. Unë jam Faisal Al-Aqel, dhe ky është Podcast “Pa tekst (Bidon waraq)”. Faleminderit.
– Mirë se vini doktor. Zoti ju bekoftë. Si jeni?
– Zoti ju bekoftë.
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ndërsa po bisedonim, më thatë se familja juaj është në Gaza për momentin.
– Po.
– Cila është gjendja e tyre?
– Është një situatë shumë e vështirë. Një situatë shumë e vështirë.
Lajme për të afërmit dhe familjen në Gaza
Shtëpia e vëllait tim të madh dhe e familjes sime janë shkatërruar plotësisht. Ata shpëtuan prej saj në momentin e fundit. Tani po jetojnë me të afërmit në një vend larg qytetit të Gazës, tani janë mirë. Unë kam një nip në Britani. Ai është kirurg në Universitetin e Londrës. Një javë më parë la universitetin dhe shkoi në Gaza. Tani, ndodhet në spitalin Al-Shifa në Gaza, i cili është nën bombardim. Ai po kryen operacione në qindra fëmijë dhe të rritur të plagosur. Ai tregon histori shumë të dhimbshme të fëmijëve. Mbërrin një fëmijë të cilit i është vrarë e gjithë familja. Fëmija nuk di as emrin e tij. Askush nuk është me të, përveç ekipit të ambulancës dhe nipi im detyrohet ta quajë fëmijën numri 6. Në këtë masë ka arritur barbaria izraelite! Sidoqoftë, ata mbeten shumë të qëndrueshëm. Pak më parë, ndërsa po vinim këtu, dëgjova që spitali Kuvajtian në Rafah ishte paralajmëruar të evakuohej. Drejtori i spitalit bëri të ditur se as mjekët dhe as pacientët nuk do të largohen nga spitali. Ai tha: “Ne kemi një përgjegjësi, kemi pacientë. Ne nuk do t’i lëmë ata.” Ky guxim, guximi për të qëndruar në tokën e tyre, në atdhe, dhe për të mbrojtur familjet dhe njerëzit është me përmasa epike. Nga ana tjetër është barbaria sioniste. Kjo barbari sioniste nuk është vetëm siç e shohim tani në TV. Në fakt, ajo është e rrënjosur thellë në tokë në këtë pikë. Për shembull, le të marrim Gazën.
Hyrja e sionistëve në Rripin e Gazës
Çfarë është Gaza? Sipërfaqja e Gazës është 365 kilometra katrorë. Si një lagje e madhe, 30×12 km. Megjithatë, në vitin 1948 u mbush me popullsinë e 247 qyteteve dhe fshatrave të cilët u sulmuan nga hebrenjtë me forca shumë të mëdha; kishin 160,000 ushtarë në 9 divizione ushtarake. Ata sulmuan Palestinën, dhe në jug të Palestinës, që përbën 50% të sipërfaqes së Palestinës, ata sulmuan 247 fshatra dhe qytete dhe i zhvendosën banorët e tyre në Rripin e Gazës në një kamp të madh përqendrimi. Zona e këtij kampi përqendrimi është 1% e sipërfaqes së Palestinës ndërkohë që banimet e tyre të mëparshme zinin 50% të Palestinës. A mund ta imagjinosh? Gjysma e popullsisë është e përqendruar në vetëm 1% të sipërfaqes së Palestinës! Sigurisht, kjo zhvendosje nuk ishte e lehtë. Sepse kanë bërë rreth 45 masakra. Masakra në të cilat vranë njerëz (civilë). Shkuan në çdo fshat apo qytet të mundshëm në vitin 1948 dhe i sulmuan ata me një ushtri të madhe, të organizuar të ardhur fillimisht nga Evropa; nga Rusia, Polonia, Ukraina, etj. Sulmuan me forca ushtarake të organizuara fshatra të vegjël. Një fshat mund të kishte 50, 40 ose 100 vullnetarë luftëtarë me armë të vjetra. Pra, sulmuan këto fshatra dhe palestinezët që nuk ikën nga vendet e tyre, i masakruan. Por lanë disa prej tyre gjallë dhe u thanë të informonin të tjerët se nëse nuk largoheshin, do të kishin të njëjtin fat. Ky është realiteti që dua të theksoj. Aktualisht popullsia e Gazës është 2.3 milionë palestinezë. Siç thashë, njerëzit të ardhur nga 247 fshatra të pushtuar. Këta njerëz shohin me sytë e tyre se si çifutët, sionistët, ndërtuan një mur të fortifikuar me tela, me gjemba, bomba, etj. në tokat e tyre në mënyrë që palestinezët të qëndronin në këtë kamp të madh burgu. Sigurisht, ky është një krim lufte. Këta të rinj në Gaza janë brezi i dytë apo i tretë i njerëzve që iu dëbuan baballarët dhe gjyshërit e tyre nga toka e tyre. Ata mund ta shohin tokën e tyre me sytë e tyre e cila deri më tani, mbetet pothuajse tërësisht e pabanuar. Dendësia e popullsisë në Gaza është 7,000 për kilometër katror. Ndërkohë që kolonialistët sionistë që zaptuan tokat e tyre përbëjnë 5 ose 6 persona për kilometër katror. Kjo do të thotë se tokat janë bosh. Tokat që u përkasin refugjatëve janë aktualisht bosh. Deri më tani, ka 212 koloni sioniste dhe numri i popullsisë sioniste është vetëm 50,000 banorë. Kjo është më pak se një pjesë e një kampi refugjatësh në Gaza. Këta të rinj po mbrojnë të drejtën e tyre për atdhe. Ata kërkojnë të drejtën e tyre për t’u kthyer. Së shpejti do të flasim për të drejtën e kthimit.
– Para se të flasim për të drejtën e kthimit, duam të bëjmë një hap prapa në të kaluarën. Si filloi e gjitha?
– Kur këta të rinj depërtuan nëpër barrierën e sionistëve, ata pushtuan bazat ushtarake dhe vranë disa nga udhëheqësit e tyre. Ata kapërcyen një distancë prej 1450 kilometrash katrorë, që është katërfishi i sipërfaqes së Gazës. Si arritëm në këtë situatë? Le të shohim këndvështrimin historik.
Një pasqyrë historike e fillimeve të premtimeve ndaj hebrenjve për tokë
Nuk është në fakt (një pasqyrë) historike sepse historia jonë është ende e pranishme, nuk bazohet në libra të vjetër. Gjatë Luftës së Parë Botërore, e gjithë bota arabe ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane kishte sunduar këtë rajon dhe tokat e tjera islamike jo-arabe që nga viti 1517. Para saj, ka qenë Perandoria Abasite, Perandoria Umajade dhe Hilafeti Rashidun, koha e artë e Islamit. Kështu, kemi qenë gjithmonë në kuadrin e një vendi islamik. Gjatë Luftës së Parë Botërore, bota perëndimore, që është bota evropiane, e cila është bota që po na lufton sot, sulmoi Perandorinë Osmane dhe pushtuan tokat që ajo sundonte. Ata u thanë arabëve: ‘Ne ju kemi çliruar nga Perandoria Osmane, tani do të jeni të pavarur.’ Por si do të jesh i pavarur? Ne do t’ju ndajmë në sektorë dhe rajone. Disa prej tyre do të merren nga britanikët dhe disa nga francezët.
-Marrëveshja Sykes-Picot?
– Po, marrëveshja Sykes-Picot. Ne tashmë e dimë se Marrëveshja Sykes-Picot ishte një mashtrim i madh. Mirëpo, edhe në atë kohë ishte një mashtrim. Ata e dinin se ishte një mashtrim. Ndërsa Mark Sykes dhe George Picot ishin ulur në një tavolinë duke gdhendur botën arabe si një tortë mes tyre, u hidhnin fletëpalosje arabëve në Levant dhe Hixhaz duke u thënë: ‘Kur t’i dëbojmë osmanët, do të jeni të pavarur.’ Mirëpo, në të njëjtën kohë, ata po i ndanin këto troje mes tyre. Anglezët morën Palestinën dhe lindjen e Jordanisë, francezët morën Libanin dhe Sirinë. Ata u premtuan arabëve se do të ishin të pavarur. Megjithatë, ky ishte në të njëjtën kohë edhe një mashtrim i kolonialistëve britanikë dhe evropianë. Në atë kohë, ministri i Jashtëm britanik, Arthur Balfour, u dha një premtim hebrenjve sionistë, hebrenjve evropianë, të cilët nuk kishin qenë kurrë në Palestinë dhe nuk e njihnin, u tha: Kur të pushtojmë Palestinën, do të krijojmë një shtet hebre atje. Kjo është çfarë ata e quajnë ‘premtimi i Balforit’.
-A mund të ndalemi për një moment në idenë e sionizmit? Kush janë sionistët? Çfarë është lëvizja sioniste? Cilat janë qëllimet e saj?
Çfarë është lëvizja sioniste? Çfarë është Deklarata Balfour?
-Po, lëvizja sioniste është një lëvizje e krijuar në Evropë si pasojë e konfliktit ndërmjet hebrenjve të Evropës dhe shteteve Evropiane. Si? Në fillim të shekullit të 19-të, në kohën e Napoleonit, ndodhi ajo që quhej epoka e iluminizmit, çlirimi i të gjitha këtyre shteteve të cilat u bënë shtete kombëtare. Gjermani, italiani, francezi, etj. tani mund të thoshte, ‘unë jam francez dhe vendi im është Franca.’ Kur filloi kjo lëvizje, hebrenjtë në Evropë refuzuan të ishin pjesë e saj. Ata thanë ne nuk jemi italianë në Itali dhe nuk jemi gjermanë në Gjermani. Ne jemi hebrenj dhe jemi të ndryshëm nga ata. Prandaj, pati një konflikt midis shteteve evropiane dhe hebrenjve të Evropës. Shtetet evropiane donin të çliroheshin nga hebrenjtë. Hebrenjtë donin të çliroheshin nga këto vende. Palmerston, i cili ishte një burrë shteti britanik në fillim të shekullit të 19-të, tha, ne mund t’i dërgojmë hebrenjtë në një vend tjetër, kështu do të shpëtojmë prej tyre. Ata duan shtet dhe ne nuk i duam në vendin tonë, pra as ata nuk duan të jenë këtu. Por, ku është ky vend? Në fillim thanë se është në Argjentinë. Ata gjithashtu thanë Tanganyika në Afrikën Lindore. Sugjeruan gjithashtu një rajon në Rusi, i cili është ende i rezervuar për ta edhe sot e kësaj dite. Por kur britanikët pushtuan Palestinën, kjo ishte një mundësi e përshtatshme që ata të pajtoheshin me sionistët britanikë duke u bërë hebrenjve shtet kombëtar në Palestinë. Balfour u tha, ne jemi dakord t’u bëjmë hebrenjve shtet kombëtar në Palestinë. Çfarë do të thotë ajo? Do të thotë se hebrenjtë jetojnë në Palestinë. Nuk u përmend dhe as që synohej shtet tjetër, por u tha në Palestinë dhe nuk u tha transformimi i Palestinës në një shtet hebre. Nuk ishte kjo ajo çfarë u deklarua, pavarësisht faktit se hebrenjtë synonin diçka të tillë. Çfarë është e çuditshme është se ai që dha këtë premtim, Lord Balfour, ministri i jashtëm britanik në atë kohë, ishte armiku më i madh i hebrenjve. Në vitin 1905, shumë hebrenj nga Rusia ikën në Evropën Perëndimore dhe në Britani. Vetë Lord Balfour nxori një ligj kundër imigracionit në 1905 duke ndaluar çdo hebre që të hyjë në Britani, imagjinoni. Në vitin 1917, ai pati mundësinë ta kthente këtë çështje në një situatë të përshtatshme për Britaninë. Ai tha ne nuk duam hebrenj në vendin tonë, le t’i dërgojmë në Palestinë, le të jenë baza jonë koloniale në botën arabe. Së pari, ata mund të mbrojnë Kanalin e Suezit. Së dyti, le të jenë një bazë ushtarake për Perëndimin në zemër të botës arabe. Dhe kështu ka ndodhur nga viti 1917 e deri më sot. Dëshmi për këtë është se nëse shikoni një hartë të botës arabe, do të zbuloni se Palestina është në zemër të botës arabe. Nuk mund të shkosh nga Kajro, që ishte një kryeqytet i madh, në Damask, një kryeqytet tjetër i vjetër, nëse nuk kaloni nëpër Palestinë. Nëse e shkurton këtë linjë, duke marrë kontrollin e Palestinës dhe duke e kthyer atë në një vend të kolonizuar, atëherë ke prekur Lindjen dhe Perëndimin. Rrjedhimisht, keni kontroll mbi të gjitha këto vende. Së dyti, Palestina është në Detin Mesdhe dhe gjithashtu ka dalje dhe në Detin e Kuq. Kështu, ajo lidh Azinë, Afrikën dhe Evropën në një pikë të vetme. Përzgjedhja e vendit është e qëllimtë. Kur u lëshua Deklarata e Balfourit, dhe Palestina u pushtua nga Britania në 1917, autoritetet britanike filluan të lejojnë hebrenjtë nga Evropa të emigrojnë. Në atë kohë, kishte vetëm rreth 13,000 hebrenj arabë në Palestinë, pasi ata janë të pranishëm në Siri, Marok dhe vende të tjera. Në atë kohë nuk kishte ende hebrenj evropianë.
-Ka patur një pretendim atëherë doktor se Palestina ishte një tokë pa popull, ose se një pjesë e madhe e saj ishte e papopulluar.
A ishte Palestina një tokë pa njerëz?
-Po, ky është mashtrimi që u shpik në Evropë në shekullin e 19-të: ‘Ne duam të shkojmë nga vendet tuaja në një tokë pa njerëz.’ Ky është mashtrimi, pra ne jemi popull pa tokë dhe po shkojmë tek një tokë pa popull. Ky është padyshim mashtrim. Në realitet, asnjë politikan evropian me logjikë të shëndetshme nuk mund ta pranojë këtë. Arsyeja është e thjeshtë. Në atë kohë, Palestina kishte 1200 qytete dhe fshatra. Në shekullin e 19-të, dhjetëra udhëtarë, priftërinj, turistë dhe oficerë të inteligjencës shkuan në Palestinë të krijonin hartën e Palestinës. Një prej tyre është misioni britanik që erdhi në Palestinë nga 1871-1877. Ky mision përpiloi një vepër të madhe prej 12 vëllimesh dhe 26 hartash duke treguar 13,000 emra vendesh, fshatrash dhe qytetesh në Palestinë. Prandaj, asnjë person i arsyeshëm evropian nuk mund të thotë se Palestina është një tokë pa njerëz. Mirëpo, na u bë e qartë pas 100 vitesh se ata nuk kishin për synim të thoshin se Palestina ishte një tokë pa popull por ata synonin ta zaptonin dhe t’i dëbonin njerëzit prej saj. Si rezultat, do të kthehej në një tokë pa popull. Prandaj, miti se Palestina është një tokë pa popull ishte një plan për ta shndërruar Palestinën në një tokë pa popull. Kur erdhën anglezët…
– Anglezët erdhën në vitin 1920, apo jo?
– Po, në vitin 1920 filloi mandati britanik.
Mandati britanik
Çfarë është Mandati Britanik? Mandati Britanik erdhi kur vendet arabe u çliruan nga osmanët dhe çdo vend duhej të bëhej shtet i pavarur, një shtet i pavarur me parlament, etj. dhe quhej shtet i Mandatit A. Mandati A nënkupton një shtet i cili është gati për pavarësi. Megjithatë, aleatët do t’i ndihmonin ata për të formuar aparatin shtetëror. Palestina dhe Iraku ishin të të njëjtit nivel. Të dy ishin të kategorisë së Mandatit A. Do të thotë se të dy këto vende ishin gati për pavarësi. Britanikët e kthyen Irakun në një shtet të pavarur mirëpo mashtruan arabët dhe palestinezët duke lejuar gradualisht emigrantët hebrenj nga Rusia dhe Londra. Kur këta hebrenj arritën në Palestinë, siç thashë, kur numri i tyre (hebrenjve në Palestinë) ishte pothuajse inekzistent. Në Palestinë jetonin rreth 15,000 hebrenj arabë që nga kohërat e lashta, megjithatë nuk kishte ende hebrenj evropianë. Britanikët filluan transformimin e Palestinës në një shtet izraelit në një mënyrë diskrete. Ata emëruan Komisionerin e parë të Lartë Britanik. Qëllimi i këtij Komisioneri të Lartë ishte shndërrimi i Palestinës në një shtet të pavarur. Herbert Samuel ishte një sionist i rëndësishëm, ai ishte britanik dhe një sionist i rëndësishëm. Pesë vjet më parë, në vitin 1915, ai kishte botuar një punim me titull ‘Kolonizimi i Palestinës’ të cilën ua kishte prezantuar sionistëve. ‘Si mund ta kthejmë Palestinën në një koloni sioniste kur ne e zotërojmë atë?’ Pra, qëllimi i britanikëve nuk ishte ta shndërronin Palestinën në një shtet të pavarur. Përkundrazi, ai erdhi për ta transformuar Palestinën në një shtet sionist. Kur mbërriti, ai qëndroi në pushtet nga viti 1920 deri në 1925. Gjatë kësaj periudhe, ai nxori më shumë se njëqind ligje. Këto ligje do të krijonin një entitet të pavarur për hebrenjtë që as nuk kishin mbërritur në Palestinë në atë kohë. U krijua një sistem bankar, një sistem arsimor i pavarur, një sistem për energjinë, ndërtimin, spitalet, mjekësinë, etj. Më e rëndësishmja, ai vendosi për hebrenjtë një sistem parlamentar të pavarur nga njerëzit e vendit. Gjithashtu, më e rrezikshme se kaq, ai krijoi bërthamën e një entiteti të quajtur Haganah, që është ushtria izraelite. Rrjedhimisht, prania e tij ishte në fakt për të transformuar Palestinën në një shtet sionist.
– Ku ishte lidershipi politik palestinez në atë kohë?
– Natyrisht, në fillim, njerëzit besuan vërtet se Britania hyri, siç veproi me Irakun, për ta kthyer Palestinën në një shtet tjetër të pavarur arab siç ndodhi me Egjiptin, Irakun, etj. Megjithatë, shpejt u bë e qartë për ta se britanikët donin që hebrenjtë të emigronin në tokat e tyre. Kështu ndodhi një revolucion. Revolucioni u zhvillua në vitin 1921, një vit pas ardhjes së Herbert Samuelit.
– Revolucioni i Jafas?
Revolucioni i Jafës
-Po, revolucioni i Jafas. Britanikët, si zakonisht, erdhën me komisionin hetimor Haycraft. Komisioni deklaroi se arsyeja e zemërimit të palestinezëve ishte hyrja e emigrantëve hebrenj në tokat e tyre. Meqë ra fjala, ata ishin krejtësisht të ndryshëm nga hebrenjtë arabë. Si kështu? Sepse quheshin hebrenj bolshevikë. Gjuhët e tyre ishin të ndryshme, origjina e tyre ishte evropiane, ruse, polake, etj. Ata ishin komunistë. Pra ishin krejtësisht të ndryshëm. Ishte e pamundur që ata të ishin si hebrenjtë arabë dhe të asimiloheshin në botën arabe. Pas këtij revolucioni, meqë ra fjala, Çurçilli erdhi në Palestinë në 1921, për të siguruar palestinezët se të drejtat e tyre do ruhen dhe se askush nuk do t’i dëmtonte nga jashtë.
Vizita e Uinston Çurçill në Palestinë
Çurçilli erdhi në Palestinë në vitin 1921 për të siguruar palestinezët se të drejtat e tyre mbroheshin dhe se nuk do t’u vinte asnjë dëm nga forcat e jashtme. E gjithë kjo ishte një gënjeshtër. Në mars të vitit 1921, Çurçilli takoi udhëheqësit e Palestinës në atë kohë, përfshirë babanë tim. Babai im ishte një nga ata që takoi Çurçillin dhe teksa po qëndronte me Çurçillin i tha: “Ju po vini të na ktheni në një shtet të pavarur prandaj nuk duam që ju të sillni emigrantë hebrenj për të na dëbuar nga shtëpitë tona.” Ai i tha: “Jo, nuk e kemi fare për qëllim diçka të tille, dhe të kërkojmë”- kështu tregon babai, -“të kërkojmë të mos na luftoni dhe të rrini të qetë.” E pyeta babain tim, a i kërkove siguri dhe paqe? Ai tha: “Jo, siguria dhe paqja e vendit janë në duart tona. Ai na kërkoi që të mos bënim revolucion kundër tij.” Sigurisht, ky ishte një mashtrim i madh britanik. Pra, emigracioni i hebrenjve evropianë vazhdoi. Në vitin 1929 filloi revolucioni i Burakut.
Revolucioni i Burakut
Kur hebrenjtë bolshevikë hynë në xhaminë al-Aksa, donin të merrnin Murin e Burakut (Murin Perëndimor) dhe t’i dëbonin muslimanët prej tij. U bë një trazirë e madhe. Britania erdhi me një ekspeditë ndërkombëtare ku ajo vetë nuk mori pjesë drejtpërdrejt. Kjo ekspeditë përbëhej nga vende të tjera evropiane dhe një vend musliman i cili ishte Turqia. Ata studiuan pretendimet e hebrenjve për Murin e Burakut, që quhet ndryshe Muri Perëndimor, nëse është hebre, apo jo. Ekspedita Ndërkombëtare doli në përfundimin, dhe dokumentet e tij janë ende në dispozicion sot, se Muri Perëndimor, Muri i Burakut të xhamisë Al-Aksa, është pronë e plotë e muslimanëve në tërësi, ka qenë e tillë për mijëra vjet, dhe nuk ka fare pronësi të asnjë hebrei. Pavarësisht kësaj, hebrenjtë u lejuan të luten aty në kohë të caktuara pa ngritur asnjë strukturë të përhershme. Pra, ata falen në murin jashtë xhamisë Al-Aksa pa ndërtuar asnjë strukturë të përhershme. Dhe meqë ra fjala, ky pohim se Muri i Burakut është një pronë tërësisht islame u pranua edhe një here në Rezolutën 194, e cila u lëshua në dhjetor 1948, duke shpallur të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë. Është nxjerrë edhe një vendim i UNESCO-s për të mbajtur gjërat ashtu siç janë në vitin 1954 si dhe në të gjitha vendimet ndërkombëtare. Le të kthehemi në mesin e viteve 1930.
Ngjarjet më të rëndësishme të mesit të viteve 1930 (gjatë Luftës së Dytë Botërore)
-Në këtë pikë, a ndryshoi marrëdhënia midis hebrenjve dhe sionistëve me britanikët? Marrëdhënia e tyre më parë ishte e mirë dhe kishte harmoni dhe sinergji në qëllimet e tyre. Pas kësaj, edhe marrëdhëniet mes sionistëve dhe britanikëve filluan të ndryshojnë. A është e drejtë kjo?
-Aspak, aspak. Vazhdoi njësoj. Argumenti për këtë është se Britania luajti një rol të madh kriminal, të vazhdueshëm dhe të qëllimtë. Kur të vijë koha, Britania duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet e saj. Në mesin e viteve 1930, numri i hebrenjve që pranoheshin nga Britania arriti në rreth 340,000. Në një vend të vogël si Palestina, ata tani përfaqësojnë 30% të popullsisë. Palestinezët u revoltuan kundër tyre. Ata u revoltuan në çdo qytet dhe fshat gjatë Revoltës Arabe të vitit 1936. Revolta vazhdoi për tre vjet, nga 1936 deri në 1939. Britania kreu masakra të mëdha në të gjitha fshatrat që u rebeluan kundër anglezëve. Ata bënë masakra të tmerrshme, shkuan në çdo fshat, morën të rinjtë e tyre dhe i futën në kafaze dhe i mbanin ashtu në vapë për dy ose tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Revolucionarët që revoltoheshin kundër britanikëve do të vriteshin, do të vareshin pa asnjë ligj apo proces të rregullt. Britania supozohej të ishte rojtar i sigurisë në Palestinë sipas ligjit. Megjithatë, ata u kthyen kundër palestinezëve dhe sollën forcat britanike që bota koloniale perëndimore nuk i kishte dëshmuar kurrë më parë. Ata sollën rreth 50,000 ushtarë britanikë, sollën avionë luftarakë britanikë, sollën anije detare britanike për të kontrolluar njerëzit e dobët të cilët mbroheshin. Si u mbrojtën? Secili prej tyre me një armë të vogël nëpër fshatra, vëzhgonin karvanët britanikë në male dhe prishnin praninë britanike. Por Britania kreu një fushatë masive kriminale, gjenocidale, dhe të gjitha këto informacione janë në dispozicion për këdo. Unë njoh një profesor të quajtur Matthew Hughes, ai është një historian ushtarak në King’s College në Londër i cili botoi një libër të quajtur ‘Paqëzimi i Palestinës’. Janë mijëra dokumente që janë publikuar, dokumente britanike dhe dokumente sioniste që tregojnë se Britania synonte të eliminonte palestinezët me ndihmën e hebrenjve dhe të bashkohej me ta në këtë mision. Hebrenjtë veshnin rrobat e ushtarëve britanikë dhe trajnoheshin. Gjenerali britanik Wingate stërviti një grup sionist për betejën e natës i quajtur Skuadra e Natës Speciale. Kjo skuadër ishte bërthama e Haganah ose ndryshe e ushtrisë izraelite. Ky revolucion zgjati për tre vjet dhe ishte një operacion në shkallë të gjerë. Britanikët përdorën mbretërit dhe udhëheqësit arabë për të bindur palestinezët se Britania do të përmbushte kërkesat e tyre kombëtare dhe do të inkurajonte palestinezët drejt paqes dhe qetësisë. Arabët e pranuan këtë në vitin 1939 dhe u mbajt një konferencë në Londër me qëllimin për të pranuar kërkesat e palestinezëve.
-Cilat ishin kërkesat e palestinezëve?
-Për të parandaluar emigrimin e mëtejshëm të hebrenjve dhe për të pasur pavarësinë e Palestinës. Britanikët thanë se do të parandalonin ose kufizonin emigrimin hebre, por ata nuk kërkuan largimin e hebrenjve të ardhur deri më atëherë, dhe se brenda 8 ose 10 vitesh ata do ta bënin Palestinën një shtet të pavarur. Megjithatë, e gjithë kjo ishte një gënjeshtër. Dhe ajo që mbuloi këtë gënjeshtër ishte se filloi Lufta e Dytë Botërore. Sigurisht, Britania ishte e përfshirë në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk përmbushi asnjë nga premtimet. Deri sa përfundoi Lufta e Dytë Botërore, sionistët në Palestinë u stërvitën me një ushtri të organizuar derisa u bënë gati të sulmonin Palestinën me ushtrinë që kishin krijuar me ndihmën e britanikëve.
Ndryshimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe Sionistëve (pas Luftës së Dytë Botërore)
Gjatë kësaj periudhe, sionistët kishin bërë një dosje të plotë për çdo fshat palestinez: sa banorë kishte, sa armë, nëse fshatarët ishin të stërvitur për përdorimin e armëve apo jo, e kështu me radhë. Ata ishin gati të sulmonin çdo fshat dhe ta eliminonin atë. Megjithatë, teorikisht ata kishin një problem i cili ishte prania e britanikëve, pasi teorikisht, Britania duhej të mbronte Palestinën. Sionistët tani ishin të trajnuar dhe gati. Kurse palestinezët u dobësuan rëndë pas revolucionit të vitit 1936. Për sionistët kjo ishte një mundësi e mirë për të marrë Palestinën. Cila ishte pengesa atëherë? Prania e britanikëve. Britanikët që kishin qenë miqtë e tyre deri më atëherë, u bënë armiqtë e tyre. Ata filluan një fushatë terrori kundër britanikëve, shkatërruan selinë e ushtrisë britanike në Jerusalem, rrëmbyen ushtarë britanikë në Palestinë, rrëmbyen gjyqtarët të cilët i shpallën terroristë. Ata i bënë të gjitha këto. Gjëja e çuditshme është se Britania e pranoi dhe nuk luftoi me hebrenjtë që ishin bërë armiq të tyre pasi i kishin sjellë në Palestinë. Britania vazhdoi të luftonte palestinezët. Për shembull, unë do t’ju jap shembuj të qartë të cilët disa prej tyre i kam parë vetë. Në vitin 1948, në fillim të vitit, britanikët ishin ende në Palestinë. Ata u larguan në maj 1948. Në atë kohë, hebrenjtë mblodhën forcat e tyre dhe erdhën me ushtarë hebrenj nga Evropa të cilët kishin dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Britanikët i lejuan për të hyrë në Palestinë ndërkohë që penguan ardhjen e ndonjë vullnetari arab për të mbështetur Palestinën. Kështu, ekzistonte një ushtri hebreje nën mbrojtjen e Britanisë ndërsa ishte e ndaluar dhënia e ndihmës ushtarake për palestinezët nga vendet fqinje arabe. Pra, britanikët ishin bashkëfajtorë në këtë. Më shumë se kaq, hebrenjtë filluan të sulmojnë fshatrat dhe qytetet palestineze ndërsa britanikët ishin ende prezentë, të cilët në fakt duhej t’i mbronin ata. Në atë kohë, britanikët pushtuan 11 qytete të mëdha në Palestinë: Jafa, Haifa, Safad, Tabarija, dhe gjithashtu 200 fshatra palestineze. Shpërngulën popullin në 45 masakra, si masakra në Deir Yassin dhe shumë masakra të tjera. E gjithë kjo ndodhi ndërsa britanikët ishin ende atje. Si rrjedhojë, hebrenjtë dëbuan gjysmën e refugjatëve palestinezë në atë kohë ndërsa britanikët ishin ende në Palestinë. Kështu, britanikët u akuzuan në Haifa, Jaffa dhe Tabarija se i ndihmuan sionistët për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre. Ata lejuan hebrenjtë e armatosur të sulmonin fshatrat dhe qytetet palestineze pa i ndihmuar aspak fshatarët palestinezë. Madje, ndonjëherë, ishin ata që sillnin makina për t’i transportuar dhe për t’i dëbuar nga shtëpitë e tyre në një vend tjetër. Kështu, britanikët janë jashtëzakonisht bashkëpunëtorë në formimin e Izraelit. Sigurisht, pas largimit të britanikëve, forcat arabe hynë në Izrael. Forcat arabe ishin nën udhëheqje të ndryshme dhe nuk ishin gati për këtë rol as ushtarakisht as politikisht. Ata ishin nën udhëheqje të ndryshme dhe numri i tyre ishte shumë i vogël. Forcat hebreje ishin dhjetë herë më të forta se forcat arabe.
A e shitën palestinezët tokën e tyre?
Këtu dua të tërheq vëmendjen tuaj në dy pika. Ka pasur një thashethem në atë kohë në 1948 se palestinezët shitën tokat e tyre. Ky thashethem u përhap nga dy palë kundërshtare. Pala e parë ishte partia arabe që e pranoi këtë thashethem në disa vende, natyrisht, sepse arabët u mundën keq në Palestinë. Kur ata hynë në Palestinë, hebrenjtë kontrollonin 6% të Palestinës nën Mandatin Britanik. Para pushtimit britanik, hebrenjtë nuk zotëronin pothuajse asgjë. Pas 30 vjetësh, ata kontrollonin vetëm 6% të Palestinës për shkak të pushtimit britanik. Nga viti 1920 deri në vitin 1948 po prap 6%. Kjo ishte për shkak të pushtimit britanik. Forcat arabe hynë në Palestinë dhe u mundën dhe 80% e Palestinës ra nën kontrollin e forcave sioniste. Pala e parë që donte ta mbështeste këtë thashethem ishin disa parti arabe të cilat donin të justifikonin pse u mundën në Palestinë. Pala tjetër që mbështeti këtë thashethem se palestinezët i shitën tokat e tyre ishte pala sioniste. Ata u thanë arabëve, pse po na luftoni? Ne kemi blerë Palestinën, kështu që ju nuk keni të drejtë të vini të na luftoni. Natyrisht, ngjarjet dhe historia pas kësaj tregojnë se ky ishte një mashtrim i madh. Ne kemi të dhëna statistikore dhe harta. Pa pushtimin britanik ata nuk zotëronin asnjë pjesë të Palestinës. Me pushtimin britanik ata zotëronin 6%. Me pushtimin sionist në vitin 1948, ata morën 80% të Palestinës. Tani, sigurisht, pjesa e mbetur 20%: 1% e saj është Gaza dhe 19% e saj është Bregu Perëndimor, të cilat i kontrollojnë sionistët. Unë do të doja të shkonim një hap pas në lidhje me formimin e marrëdhënieve amerikano-sioniste.
Marrëdhëniet amerikano-sioniste
-Në të njëjtën kohë që marrëdhënia midis britanikëve dhe sionistëve filloi të ndryshonte, filloi të formohej marrëdhënia amerikano-sioniste. Si ndodhi kjo?
-Kjo është një pyetje shumë e mire, faleminderit. Është një pyetje shumë e mirë. Në atë kohë, çdo hap për ta kthyer Palestinën në një shtet sionist ishte në duart e Britanisë dhe aleatëve të saj. Amerikanët nuk ishin pjesë e këtij procesi. Përkundrazi, Departamenti Amerikan i Shtetit ishte kundër formimit të një shteti sionist. Pse ishte kundër? Sepse të gjithë ata që erdhën në Palestinë dhe e pushtuan atë ishin hebrenj bolshevikë nga Rusia. SHBA kishte frikë se do të formonin një shtet komunist në Palestinë. Ata ishin totalisht kundër diçkaje të tillë. Për një kohë shumë të shkurtër, deri në nëntor 1948, kur Kombet e Bashkuara nxorën një vendim, që ishte më shumë një sugjerim dhe jo vendim i detyrueshëm në fakt, për të ndarë Palestinën midis arabëve dhe hebrenjve.
– 55% e territorit për hebrenjtë dhe 45% për arabët?
– Pikërisht. Natyrisht, të flasim njëherë pse kjo ndarje. 55% e territorit për hebrenjtë që kishin ardhur në Palestinë me anije disa muaj më parë. Si rrjedhojë disa prej tyre nuk kishin nënshtetësi palestineze dhe nuk kishin jetuar aty më parë. Gjithashtu, në 55% gjysma e popullsisë ishte arabe. 55% e territorit ishte shumica bregdet, nga bregu i Tel Avivit deri në Haifa, ku hebrenjtë mbërritën me anije dhe u strehuan në këto zona. 55%, nuk ishte e barabartë as me 10% të sipërfaqes së palestinezëve në breg, dhe i shtuan asaj 45% për t’u dhënë atyre më shumë hapësirë.
Le të kthehemi tek Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara ishin kundër krijimit të një shteti hebre në Palestinë. Ata kishin marrëdhënie të mira edhe me arabët. Dhjetë vjet më parë kishin nënshkruar një marrëveshje me Arabinë Saudite për Aramco Petroleum. Ata kishin një marrëdhënie të mirë. Vendi i parë që njohu Shtetet e Bashkuara në 1790 ishte Maroku, pasi Shtetet e Bashkuara kanë qenë koloni britanike. Domethënë, shteti i parë që njohu Shtetet e Bashkuara ishte shtet arab. Por, sionistët erdhën dhe njëri prej tyre, një biznesmen që ishte dhe mik i Trumanit (në atë kohë kandidat për president) i tha: Ti ke zgjedhjet tani dhe e ke të sigurt humbjen, por votat e hebrenjve do të të bëjnë të fitosh. Kështu Truman e shiti Palestinën në këmbim të votave të hebrenjve.
-Dhe 2 milionë dollarëve.
Po, bravo, madje dhe e paguan atë. Ai ndryshoi qëndrim dhe i dha udhëzime Departamentit Amerikan të Shtetit në momentin e fundit se duhet të ndryshonin mendje dhe të pranonin ndarjen e Palestinës e kështu me radhë. Kam dokumente që tregojnë habinë e amerikanëve kur papritur u vendos që të kalonte mbështetja e tyre te sionistët. Një nga diplomatët e huaj tha: Ne e ftuam delegacionin sionist të vinte dhe t’i informonim se nuk e pranonim praninë e tyre në Palestinë. Na u desh të kërkonim falje për takimin, sepse u vunë në siklet. Një djalë i ri që mendoj se quhet Josh Robner, një hebre, studiues doktorature për momentin më tha se është mahnitur nga ndërrimi i papritur i qëndrimit të Amerikës nga mosnjohja e ekzistencës së një shteti hebre ose një shteti komunist rus tek e kundërta.
-Por kjo mbështetje u shtri edhe tek qeveritë pas Trumanit. Pse?
-Sepse kur sionistët pushtuan 80% të territorit të Palestinës, evropianët dhe amerikanët janë pragmatistë kështu thanë: “E kanë marrë token palestineze tashmë, prandaj le ta trajtojmë këtë realitet në një mënyrë tjetër.’ Kur Rezoluta 194 doli më 11 dhjetor 1948, një raport nga Folke Bernadotte, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Paqen, ata ndryshuan mendimin e tyre në lidhje me këtë vendim dhe e zbutën pak. Vendimi thoshte se refugjatët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Meqë ra fjala, ky vendim është ratifikuar 135 herë deri më sot. Ky vendim është ende i vlefshëm edhe sot. Ky vendim nuk është i bazuar mbi ndonjë parim juridik, por është një konfirmim i të drejtave të përcaktuara: “Një person nuk mund të dëbohet nga shtëpia e tij ose toka e tij. Racizmi dhe shpërngulja etnike është një krim lufte dhe kështu me rradhë”. Gjithsesi, aleanca perëndimore u kthye në mbështetje për Izraelin gjatë kësaj periudhe. Dëshmia për këtë është se kur arabët humbën në 1948, ata menduan për një përpjekje të dytë për të rimarrë tokën që u mor nga hebrenjtë. Sepse në këtë tokë, hebrenjtë dëbuan dhe shpërngulën familje nga 560 qytete dhe fshatra që përbënin 80% të Palestinës. Dhe siç thashë, banorët në gjitha qytetet dhe fshatrat palestineze u zhvendosën së bashku me kryerjen e 90 masakrave. 90 masakra! Ata shkonin në fshat, pushtonin fshatin dhe vrisnin njerëz vendas. U thoshin të tjerëve: ja rruga për t’u larguar dhe bllokonin rrugët e tjera. Ishte krim mbi çdo gjë që kishin parë dhe bota arabe u trondit nga kjo. Kjo ishte më e keqe se kryqëzatat, tatarët apo diçka e ngjashme. Gjithçka ndryshoi. Mbretërit u rrëzuan nga froni ose u vranë. Ndryshuan qeveritë. Egjipti kaloi nga një monarki në një republikë. Mbreti i Jordanisë Abdullah u vra. Mbreti Faisal i Irakut u hoq. Siria u përmbys. E gjithë bota arabe ndryshoi. Sepse zemra e botës arabe befas u bë hebreje, koloniale dhe sioniste. Kjo ishte e pamendueshme. Ishte një goditje për botën arabe.
-Ishte një goditje në zemrën e tyre domethënë.
-Po, fiks goditje në zemrën e tyre. Arabët menduan për një raund të dytë për të rimarrë tokën palestineze. Por nuk e kuptuan madhësinë e forcave sioniste. Ata nuk e kuptuan se ata ishin 120,000 ushtarë të ndarë në nëntë divizione ushtarake, kishin 31 operacione ushtarake dhe një plan ushtarak për të pushtuar zonat e studiuara. Të gjithë drejtuesit kishin dalë nga Lufta e Dytë Botërore nga Evropa dhe Amerika. Pra ishte një ushtri e organizuar dhe e mirëfilltë evropiane. Arabët menduan për një përpjekje tjetër. Pse? Për të kthyer palestinezët në shtëpitë e tyre, për t’i çliruar ata nga ky pushtim. Çfarë bëri Europa?
-Çfarë bëri? -Në vitin 1950, u lëshua një deklaratë treshe nga Amerika, Britania dhe Franca e cila u thoshte arabëve se nëse përpiqeni të ndryshoni situatën aktuale dhe të ktheni refugjatët në shtëpitë e tyre dhe t’i çlironi ato, ne do t’ju shpallim luftë. Pra, sionizmi është bijë e kolonializmit evropian deri më sot. Më lejo t’i bie shkurt. Kam shkruar një artikull në gazetat britanike dhe amerikane ku them se janë kthyer kryqëzatat. Kush po e ndihmon Izraelin? Kush u jep atyre mbështetje? Aeroplanmbajtëset vijnë nga Amerika për të luftuar refugjatët në Gaza. Ambasadorët, Makroni i Francës, italianët, gjermanët në veçanti, padyshim dhe anglezët edhe pse është indian me origjinë, të gjithë vijnë në Izrael dhe zotohen për besnikërinë dhe bindjen e tyre. Ata u thonë, ne jemi me ju. Kryqëzatat janë kthyer. Plotësisht. Ata që erdhën tek ne një mijë vjet më parë, tani na kanë ardhur sërish me armë moderne. Ata janë të njëjtët njerëz. Le të kthehemi në vitin 1950.
Fëmijëria dhe edukimi i tij në Bir Seba të Palestinës
– Para se të kthehemi tek viti 1950, unë di që ju doktor keni lindur në Bir Seba në vitin 1937.
– Po, ashtu është.
– E keni parë Palestinën para vitit 1948 dhe pas vitit 1948. Do të doja të dëgjoja drejtpërdrejt historinë tuaj. Si ishte Palestina më parë? Dhe kur ishit 11 vjeç, gjatë Nakbes çfarë keni parë?
– Kjo është një pyetje e mirë, faleminderit. Unë kam lindur në vitin 1937 në një fshat të quajtur Al-Ma’in. El-Ma’in Ebu El-Sitta i përket familjes sonë. Babai im ishte një sheik i njohur nga fiset Bir Seba. Ndikimi i tyre shtrihej nga Egjipti në Jordaninë Lindore. Në vitin 1936, viti i revolucionit, ne filluam një revolucion kundër britanikëve. Ne i dëbuam britanikët nga gjithë rajoni Bir Seba. Për një vit të tërë, nga nëntori 1938 deri në nëntor 1939 krijuam një qeveri kombëtare palestineze jashtë britanikëve për një vit të tërë. Pas kësaj, vëllai im i madh, i cili drejtonte revolucionin, iku në Egjipt nga britanikët. Ai u kthye para vitit 1948 dhe krijoi një ekip me vullnetarë për të mbrojtur tokën tonë. Nuk kishte hebrenj në tokën tonë. Ishte një gjë e rrallë. Rrethi Bir Seba dhe distrikti jugor i Gazës kishte një sipërfaqe prej 13.500 kilometra katrorë.
Nuk kishte fare hebrenj, përveç disa kolonive të krijuara nga britanikët, më pak se 0.5% të sipërfaqes. Në atë kohë unë isha në shkollë. Britanikët kishin krijuar një shkollë për djemtë e sheikëve në Bir Seba. Në prill 1948, kreu i shkollës, na tha: ‘Hebrenjtë tani janë duke bërë kërdinë në Jafa, në veri në Jerusalem dhe në Deir Yassin’ dhe na tha: ‘Nuk mund t’ju mbroj, shkoni në familjet tuaja.’ Unë dhe dy nga të afërmit e mi në shkollë ishim rreth 9 ose 10 vjeç, kemi ecur 40 kilometra në këmbë derisa arritëm te të afërmit tanë në Al-Ma’in, e cila është rreth 40 kilometra larg nga qyteti i Bir Seba ku isha. Pas kësaj, qëndrova me familjen për dy ose tre javë. Më 14 maj 1948, hebrenjtë na sulmuan me 24 automatikë, 24 mitralozë. Mbaj mend që u zgjuam natën dhe gjetëm 48 drita që na vinin nga lindja. Ne, fëmijë dhe gra, shkuam në një luginë aty pranë për t’u fshehur. Të rinjtë, të cilët ishin vëllezërit dhe kushërinjtë tanë më të mëdhenj, qëndruan pas. Ata kishin rreth 10 ose 15 armë gjithësej. Hebrenjtë i sulmuan dhe qëlluan mbi ta. Dhe, patjetër, kjo ndodhi befas në agim, në mëngjes. Na mposhtën sigurisht. Filluan të shkatërrojnë të gjitha ndërtesat tona dhe t’i djegin ato. Babai im kishte ndërtuar një shkollë në vitin 1920, e shkatërruan. Kishim një pus uji me motor, e shkatërruan. Kishim mulli gruri, ata shkatërruan katër gurë mulliri në të. Shkatërruan dhe vranë gjithçka gjeten. Deri në mëngjes, ne vazhdonim të fshehur në luginë. Natën shihnim tymin që dilte ngado dhe thonim kjo është shtëpia e filanit ajo atje e filanit. Siç po shohim tani në Gaza, kur thonë kjo është shtëpia e filanit. Forcat hebreje vazhduan rrugën për në Deir el-Balah deri të nesërmen, më 15 maj 1948, kur hyri ushtria egjiptiane. Ata përparuan atje për t’i prerë rrugën ushtrisë egjiptiane. Kishte një ofensivë të vullnetarëve të vëllazërisë muslimanë në Deir el-Balah gjatë rrugës, hebrenjtë i bllokuan dhe i vranë të gjithë. Më pas ikën plotësisht. Qytetet tona u shkatërruan. Shtëpitë tona u shkatërruan. Por, hebrenjtë ikën dhe u kthyen dy muaj më vonë. Çfarë ndodhi më pas ishte se babai im kishte katër djem që studionin në universitet në Kajro. Dy prej tyre ishin vëllezërit që lanë universitetin dhe erdhën për të luftuar hebrenjtë në Palestinë. Ai u tha atyre se tashmë që kishte ardhur ushtria egjiptiane ata duhet të ktheheshin në universitetin e tyre. Pastaj u tha merreni vëllain tuaj të vogël me vete për të vazhduar studimet. Duke qenë se shkolla jonë u shkatërrua, etj. Kështu ata më morën me vete. Bashkë me vëllain dhe kushëririn tonë që ishte një udhëheqës vullnetar, ishim në tren për në Egjipt kur egjiptianët na kapën në Kantara për një javë, të burgosur në Kantara për t’u siguruar që vëllai dhe kushëriri im ishin studentë në Universitetin e Kajros. Na morën me një grup njerëzish në një tren të veçantë për kriminelët dhe të arrestuarit. Ishte tre e mëngjesit kur mbërritëm në Kajro. I gjithë treni ishte për kriminelët që kishin dënime të gjata. Kur arritëm, gjetëm rreth njëqind policë egjiptianë në stacion duke na pritur. Na nxorën nga treni dhe na thanë të çohemi. Pastaj na thanë të ulemi dhe të ecim disa hapa, pastaj na thanë të ulemi sërish. Na trajtuan si kriminelë, derisa mbërritëm në komisariat. Qëndruam në dy dhoma derisa erdhi një oficer tjetër dhe djali i xhaxhait, i cili ishte një folës i mirë, i tha se ne jemi studentë në Universitetin e Kajros dhe se kishim qenë vullnetarë lufte në Palestinë. Gjithsesi na çuan në Ministri dhe më vonë u sqarua se ishim student dhe na liruan. Pas kësaj, vazhdova studimet në Egjipt derisa u diplomova në Fakultetin e Inxhinierisë në vitin 1959. Vëllezërit e mi para meje ishin mjekë, mësues dhe inxhinierë. Ata erdhën në Kuvajt në vitet 1950. Më morën dhe mua gjithashtu kur isha i sapodiplomuar. Qëndrova rreth nëntë muaj atje. Më pas, mora një bursë trajnimi nga Këshilli Britanik dhe shkova në Londër. U largova nga Kuvajti dhe hyra në Kolegjin Universitar në Londër. Kam përfunduar doktoraturën për Inxhinieri Ndërtimi në vitin 1964. Pas kësaj u bëra profesor në një universitet Kanadez. Derisa erdha këtu (në Australi). Kam patur një mik, Zoti e kujtoftë për mirë, Salim el-Marzuk. Ai më tha që duhet të vija këtu se kemi disa projekte. Kështu erdha këtu dhe qëndrova. Gjatë kësaj periudhe, kam shkruar kujtimet e mia në anglisht, janë përkthyer në italisht tashmë, quhet ‘Harta e kthimit tim’. Aty tregoj të gjithë historinë time. Gjatë kësaj periudhe ne nuk pushuam së mbrojturi Palestinën. Kemi mbajtur shumë konferenca në Britani. Kemi mbajtur konferenca në Amerikë. Në vitin 1967, ndodh një tjetër Nakba, një Nakba e re. Ne themeluam Universitetin Arabo-Amerikan, Zoti i bekoftë, me Eduard Said, Ibrahim Abulughod dhe profesorë të tjerë. Kemi zhvilluar shumë aktivitete. Ndër këto aktivitete, unë themelova në Londër në vitin 2000 ‘Palestine Land Society’. ‘Palestine Land Society’ ka publikuar 400 punime kërkimore mbi Palestinën, refugjatët, të drejtën e kthimit, ligjet e luftës, e kështu me radhë. Gjithashtu ka botuar disa atlase mbi Palestinën, ju keni një prej tyre. Një Atlas i Palestinës nga viti 1917 deri në 1966, është 700 faqe. Atlasi ka një dokumentim të Palestinës gjatë Mandatit Britanik, Nakbës, dhe pas Nakbës. Ky atlas është publikuar në arabisht, fillimisht në anglisht, pastaj në arabisht, pastaj në spanjisht, dhe këtë muaj u botua edhe në rusisht.
– Ky atlas regjistron Palestinën para vitit 1948, apo jo?
– Para vitit 1948 dhe pas tij.
– Edhe pas 1948, apo jo?
– Po, këto janë periudha të rëndësishme. Nga viti 1917 deri para 1967. Ne botuam edhe një atlas të quajtur ‘Udhëtimi i Kthimit’ në arabisht, anglisht dhe hebraisht. Ky atlas tregon çdo fshat në Palestinë dhe kolonitë e ndërtuara mbi të, si dhe organizatat kolonialiste sioniste që morën tokat. Ne gjithashtu kemi një bazë të dhënash në kompjuter, një bazë të dhënash të plotë të të gjithë palestinezëve në mbarë botën, përfshirë dhe brenda në Palestinë, nga erdhën dhe ku janë tani. Kemi bërë gjithashtu një plan të quajtur ‘Plani i Kthimit’ për të treguar se si mund të kthehemi.
– E drejta e kthimit: e shenjtë, e ligjshme dhe e mundur.
– Pikërisht.
– Si është e mundur? Ju bëj këtë pyetje sepse dikush mund të thotë se sot, aktualisht ekziston një vend i quajtur Izrael, me shumë hebrenj. Si mund të ktheheni si arab dhe palestinezë në tokën tuaj?
– Po, po. Unë them se është e mundur.
Kthimi në Palestinë është i mundur
Sigurisht, është e mundur për shumë arsye. Është e mundur sepse një e drejtë nuk mund të humbet pa marrë parasysh sa kohë duhet. Është gjithashtu e mundur sepse është e përfshirë në të drejtën ndërkombëtare në të gjitha ligjet, nuk ka asgjë kundër. Por unë po them atë që kam bërë kohët e fundit, kam bërë është një studim demografik gjeografik. U bë e qartë për mua pas studimit, dhe do t’ju tregoj se ku mund ta gjeni për ata që duan t’i lexojnë të gjitha këto me detaje, kam zbuluar se 88% e hebrenjve jetojnë vetëm në 12% të territorit të Izraelit. Zona e mbetur ka shumë pak hebrenj. Pse? Sepse hebrenjtë jetojnë në qytete të mëdha dhe nuk jetojnë në tokat rurale ose bujqësore. Deri tani, 88% e territorit të Izraelit është e pa banuar. Sigurisht, ajo është duke u përdorur, pasi aty u krijuan kibutzët (vendbanime komunale ose ferma kolektive në Izrael ku e gjithë pasuria mbahet e përbashkët dhe fitimet riinvestohen në kolonizim). Të rinjtë që po luftojnë tani po luftojnë kundër kibutzëve. Numri i kibutzëve nuk kalon 2% të popullsisë së Izraelit. Ata janë mbjellë kudo për të parandaluar kthimin e refugjatëve palestinezë në mënyrë që ata të thonë se ky vend nuk është i përshtatshëm. Por në realitet, po përdoret nga ushtria izraelite dhe trajnimet izraelite; gjithçka që mund të bëhet për të parandaluar kthimin e refugjatëve. Pra, demografikisht dhe gjeografikisht, është shumë e mundur. Kam ardhur nga Amerika, siç ju thashë, dy javë më parë, në fund të shtatorit ku shpjegova planin tim për kthimin e refugjatëve. Ne e dimë se nga ka ardhur çdo palestinez dhe ku ndodhet, në cilin kamp refugjatësh ndodhet, cila është rruga e tij dhe se në atë rrugë nuk ka fare hebrenj. Sigurisht, ne supozojmë se kjo do të ishte e mundur ushtarakisht, por nga pikëpamja demografike, është e mundur lehtësisht, se shumica e banorëve të Gazës do të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre duke ecur. Distanca midis Rripit të Gazës dhe Al-Khalil, pjesa tjetër e shkëputur nga Palestina, është 30 km. 30 km nga Rripi i Gazës deri në Jerusalem, lehtësisht. Tani, pyetja tjetër është, si inxhinier dhe një planifikues më duhet të mendoj në këtë mënyrë. Dhjetë vjet më parë, unë themelova një konkurs ndërkombëtar midis studentëve palestinezë në Palestinë, Jordani, Liban ose jashtë saj. Çdo vit, ka një konkurs. Çfarë është ky konkurs? Ne u prezantojmë atyre një listë të dhjetë fshatrave palestineze, u japim detaje të plota për këto fshatra dhe u themi se cila është popullsia e tyre e parashikuar dhe u kërkojmë të rindërtojnë këto fshatra të shkatërruara. Mbledhim të dhënat nga studentët, një hartë të plotë të rindërtimit, duke përfshirë numrin e punëtorëve të kërkuar, numrin e nevojshëm të çimentos, e kështu me radhë. Ky konkurs mbahet në Londër çdo vit në shtator dhe juria e konkursit janë britanikë, anëtarë të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë dhe projektet u dorëzohen atyre. Çdo vit kemi rreth 40 deri në 50 të diplomuar inxhinierë dhe japim çmime të para, të dyta dhe të treta. Deri tani jemi në vitin e tetë të këtij konkursi, 270 arkitektë dhe inxhinierë kanë kontribuar në përgatitjen e hartave dhe planeve për rindërtimin e Palestinës. Ne kemi gjeografinë, demografinë, planin e kthimit, inxhinierët dhe punëtorët që janë të aftë të realizojnë rindërtimin, dhe sigurisht, ne kemi të drejtën tonë historike që nuk mund të kontestohet. Kemi edhe nga perëndimi një numër ligjesh ndërkombëtare që mbështesin të drejtën tonë. Këto ligje quhen të drejta të patjetërsueshme. Këto të drejta nuk janë të negociueshme, të drejtat e njeriut, ligjet e luftës, e kështu me radhë. Dhe tani, siç e ka parë bota arabe, fëmijët e Gazës qëndrojnë të palëkundur. Marr telefonata nga familja ime dhe fqinjët në Gaza të cilët thonë se nuk do të largohen kurrë nga Gaza, kjo është shtëpia jonë. Nëse vdesim në Gaza është më mirë se të vdesim në shkretëtirë. Siç thashë edhe më parë, rasti i fëmijës i cili është në spital, është i dëmtuar dhe i mbështjellë me fashë. Babai i tij gjithashtu është i fashuar. Fëmija i thotë: Mos u shqetëso, baba. Unë jam mirë. Ai e rimëkëmb të atin. Kjo video tronditi botën. Ne jemi një popull që nuk pranon dot më pak se atdheu. Prandaj, dua të konkludoj, nëse më lejoni, se populli arab është gjallë, siç e kam parë kudo. Marr telefonata nga të rinj në Jemen, Libi, Tunizi, Pakistan dhe vende të tjera. Ata thonë, na hap derën e vullnetarizmit. Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar në shpëtimin e Palestinës dhe Jeruzalemit nga shkatërrimi, okupimi dhe krimi. Krime për të cilat askush nuk po vihet përballë përgjegjësisë. Dhe këto krime, për fat të keq, janë nga vetë shtetet koloniale që po bëjnë një kryqëzatë të re kundër nesh. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, ata janë të njëjtët njerëz. Unë do të doja të shtoja se populli arab, siç thashë, zemrat e tyre janë me atdheun. Kur ka demokraci në një vend arab, populli dhe qeveria gjejnë të njëjtin zë. Kjo është një gjë e mirë. Po flasim për ligjshmëri. Diçka e tille ekziston në Kuvajt. Kuvajti e mbështet Palestinën me gjithë zemër dhe shpirt. Sepse njerëzit e saj janë arabë, ata ndiejnë përkatësinë e tyre arabe dhe mbrojtjen e atdheut arab, Jeruzalemit dhe vendeve të shenjta. Nëse ka një ndarje midis pushtetarëve dhe popullit të tyre, do të thotë se sundimtari bën atë që do, ai dëshiron të mbajë fronin e tij ndërsa populli nuk ka zë, këtu luajnë rol normalizues sunduesit. Megjithatë, besoj se këta pushtetarë janë të turpëruar para popullit të tyre kur shohin një fëmijë duke i thënë babait të tij në spital ndërkohë që ai është i mbështjellë me fasho: Mos u shqetëso, baba, unë jam mirë. Sot para se të vija tek ti, kreu i spitalit të Kuvajtit në Rafa më tha se nuk do të largoheshin, ata do të qëndrojnë me pacientët e tyre edhe nëse çatia do të binte mbi ta. Këta janë njerëz që nuk mund të mposhten. Megjithatë, ne duam t’i mbështesim ata që të fitojnë me të gjitha mjetet, me vepra dhe fjalë.
– Faleminderit për kohën tënde.
– Faleminderit.
– Unë kam një pyetje të fundit për të përfunduar intervistën tonë. Ne folëm për Nakba-në e parë në vitin 1948, dhe një tjetër Nakba u zhvillua në 1967. A mendoni se ka një Nakba të tretë që po zhvillohet sot?
– Unë mendoj se kjo është shumë e mundshme, kjo është pjesë e planit sionist. Në çdo herë ata kanë mundur të fitojnë plaçkë të madhe nga bota arabe ose nga Palestina. Në veçanti, ata fituan 80% të territorit nga Nakba. Më pas, në vitin 1967, ata fituan 100%. Tani duan të fshijnë fare Palestinën dhe të shfuqizojë çdo rol arab. Përvetësimi i shtytjes perëndimore nga ana e tyre nuk është më metaforike. Ata duan të shkatërrojnë Palestinezët në Gaza. Duan t’i shkatërrojnë ata, duan t’i zhdukin. Ata duan që të evakuohet territori nga të gjithë njerëzit e saj, siç u thanë evropianëve 100 vjet më parë. Ata duan ta bëjnë këtë. Pas kësaj, sigurisht, ata do të thonë frazën kriminale, ‘se ne duhet të pranojmë realitetin’. Ata do të thonë, pranoni realitetin, por a është ‘realiste’ kryerja e këtij krimi? A është ‘realiste’ zhdukja e një popull të tërë? A është ‘realiste’ të vrasësh zemrën e botës arabe? A është ‘realiste’ që Nakba e cila filloi 75 vjet më parë duhet të vazhdojë? Si mund të pranohet kjo? Ata do të përpiqen, pa dyshim. Megjithatë, shpresa ime është te populli arab dhe shpresa ime është edhe në opinionin publik në Evropë dhe Amerikë. Kur i shoh vazhdimisht, dhe jam anëtar i më shumë se një institucioni në Evropë dhe Amerikë, konstatoj se kjo botë e ndritur perëndimore e ka kapërcyer barrierën e frikës. Nuk them se është bërë një forcë e fuqishme, megjithatë, shumë hebrenj më thërrasin dhe thonë se nuk besojnë në Sionizëm. Është një hebre me emrin Peter Bernard, ai është një hebre amerikan dhe ka 1 000 000 ose 2 000 000 ndjekës. Peter më telefonoi pak kohë më parë, dy herë madje. Njëra prej telefonatave ishte javën e kaluar dhe më tha: “Si mund ta zbatojmë të drejtën e kthimit pa vrarë hebrenjtë?” Ata mendojnë se kur të kthehemi, do të hakmerremi ndaj tyre. Pra, do t’i masakrojmë ata siç na kanë masakruar ne. Unë thashë jo, krimi që është bërë ndaj nesh është sionizmi. Çdo çifut jo-sionist është hebre të cilët besojnë në Judaizëm si çdo person tjetër. Prandaj, në planin tim, unë them se e drejta e kthimit është heqja e sionizmit sepse ai është nëna e të gjithë krimeve. Nëna e të gjithë krimeve. Megjithatë, një çifut si miqtë e mi të cilët janë kundër sionizmit, nuk ka asnjë kundërshtim për ta. Por, nëse thua se je sionist, praktikisht po thua se qëllimi im është të të masakroj dhe të të marr shtëpinë, nuk mund të pranoj përveçse ti të vdesësh dhe unë të jetoj.
-A janë sionistët terroristët e vërtetë?
-Janë ata që shpikën terrorizmin. Janë ata që kanë jetuar gjithë jetën e tyre nga terrorizmi, sepse ata nuk kanë një bazë ligjore, morale apo ndonjë bazë tjetër. Unë kam shkruar një artikull ku thashë se këta janë çifutë sionistë që thonë se ne jemi viktima të Holokaustit. Unë thashë se nëse jeni viktima të Evropës dhe jeni viktima të Holokaustit, atëherë qenkeni frikacakë. Pse? Nëse jeni të guximshëm, veproni si palestinezët, luftojini ata që ju luftojnë. Shkoni tek ata në Evropë, gjermanët dhe të tjerët që kanë kryer mizori kundër jush gjatë një historie të gjatë dhe luftojini ata. Luftoni ata që ju kanë masakruar. Pse të shkoni në një vend që nuk e keni parë apo dëgjuar kurrë? Ju masakroni e vrisni njerëz të pafajshëm që nuk ju kanë bërë kurrë asgjë, ky është kulmi i burracakërisë. Ju jeni budallenj. Këtë i thashë Uri Avnerit, i cili ishte shumë i famshëm, i thashë që jeni frikacakë. Sot shkrova një artikull dhe i thashë Blinken se je frikacak. Ai tha: ‘Nuk jam vetëm Sekretar i Shtetit, unë jam nipi i një hebreu që i mbijetoi një masakre.’ I thashë që nëse dëshiron të jesh ky çifut, atëherë qenke një frikacak sepse vini në Palestinë për të masakruar popullin e saj. Pse nuk shkoni tek ata që kërcënuan gjyshin tuaj me vrasje dhe nuk i luftoni? Pse luftoni ata që nuk i keni parë apo dëgjuar kurrë në një vend tjetër? Ju dëshironi t’i vrisni dhe të fshini ekzistencën e tyre. Në Evropë dhe Amerikë, është e ndaluar të kritikosh Izraelin. Kjo është burracakëri. Prandaj, natyra e sionizmit dhe ekzistenca e tij në Evropë është një krijim i jashtëzakonshëm, i panatyrshëm. Nuk mendoj se do të zgjasë përgjithmonë. E përsëris dhe njëherë, unë nuk kam asnjë problem me hebrenjtë. Siç thashë, ka institucione në Britani dhe Amerikë që thonë se hebrenjtë janë kundër sionizmit, çifutë që besojnë në të drejtën e kthimit të palestinezëve. Në leksionet e mia, kur pyesin se si mund të largohen hebrenjtë nga Palestina e kështu me radhë unë pyes, pse nuk munden hebrenjtë të jetojnë atje si në Golders Green në Londër? Aty është një lagje e madhe hebreje. A i therën hebrenjtë britanikët dhe u morën shtëpitë e i masakruan? Apo kanë jetuar si qytetarë normalë nën policinë britanike, komuna britanike dhe rrugët britanike? Pse nuk jetojnë kështu në Palestinë? Sepse sionizmi thotë që ti vdes ndërkohë që unë jetoj por ky parim nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Në fund, edhe sikur të na mbeten vetëm dhjetë palestinezë, ne kemi 400 milionë arabë, 2 miliardë muslimanë dhe një ushtri të paparë të botës së lirë. Prandaj, nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Ajo që është e rëndësishme është që liderët arabë të mos kthehen për të ndihmuar sionizmin as me normalizim, nënshtrim apo edhe heshtje ndaj tyre. Kjo është e nevojshme. Si të rinj, është detyra juaj të ndriçoni botën. Lavdi Zotit në Kuvajt, kjo nuk është aspak në pyetje. Qeveria dhe populli kanë një pozicion të fortë, unë e njoh atë personalisht që nga vitet 1960. Megjithatë, nëse ndonjë lider arab përpiqet të shesë kauzën e Palestinës, kauzën e arabëve, islamit, etj. për të mbajtur fronin e tyre, ky nuk është vetëm një tradhëti, është një mohim i plotë i njerëzimit. Dashtë Zoti, kjo nuk do të ndodhë.
– Dashtë Zoti nuk do të ndodhë.
– Dëshmi për këtë është prania juaj, e të rinjve, me një program si ky.
– Na keni nderuar me prezencën tuaj doktor. Është e mrekullueshme, mësuam shumë nga ju.
– Rrugës, duke folur me ju në makinë, u gëzova nga morali i lartë. Fjalët e tua më thonin se zemra dhe shpirti ynë janë me Palestinën, atdheun arab, megjithatë, kemi nevojë për dije dhe informacione për ta konfirmuar këtë. Shpresoj se ju kam dhënë mjaftueshëm.
– Më shumë se sa mund ta imagjinoni. Ju na keni ndriçuar (mendjet) shumë, faleminderit që ishit me ne doktor. Faleminderit për besimin tuaj, jemi shumë mirënjohës për këtë mbrëmje me ju. Uroj të shihemi përsëri në dashtë Zoti.
– Për sa kohë që ka ende të rinj si ju në botë, bota arabe do të jetë mirë.
Shikoni intervistën orgjinale: https://www.youtube.com/watch?v=22Vv69JxMIA

Leave a comment